Klubet e Premier Ligës kanë votuar për rikthimin e tre zëvendësimeve në futboll si dhe lejimin e jo më shumë se 7 lojtarëve në stol. 11 nga 20 skuadrat e Premier Ligës angleze votuan pro tre zëvendësimeve duke hedhur poshtë rregullin që ishte ndryshuar kohët e fundit prej pandemisë ku lejoheshin 5 zëvendësime.
Ekipet e tjera e konsideruan rregullin e ri të pesë zëvendësimeve si favorizues për skuadrat e mëdha pasi ato kanë më shumë lojtarë cilëorë në përbërje. Kështu Premier Liga bëhet kampionati i parë kryesor europian që nga sezoni tjetër që do i rikthehet normalitetit me tre zëvendësime.