Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk dëshiron të humb më shumë kohë dhe ka shprehur gatishmërinë që brenda ditës së sotme ta takojë Lionel Messin, i cili dëshiron të largohet nga klubi pikërisht në shenj pakënaqësie me politikat e Bortomeut. Sipas raportimeve të fundit të mediave spanjolle, Bartomeu është gati që sonte të takohet ballë përballë me Messin për t’i dëgjuar qëndrimet dhe pikëpamjet e tij në situatën e krijuar. Bartomeu synon ta bind Messin se nuk mund të largohet nga Barcelona pa paguar dëmshpërblim klubi që dëshiron ta transferojë atë një vlerë prej 700 milionë eurosh, me bindjen se ligjërisht Barcelona ka të drejt, sipas një klauzole, sipas së cilës Messi është dashur ta njoftoj klubin për largim qysh në qershor për ta evituar shumën e lartë prej 700 milionë eurosh.
Kurse, Messi insiston se ka të drejt largimi sepse kampionati ka përfunduar tani, e jo në qershor, shkaku i pandemisë. Barcelona dhe Messi kanë kontratë deri më 30 qershor të vitit 2021.