Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, ka dhënë detaje mbi ndërtimin e rrugës së re alternative që do të zgjidhë bllokimin disa ditor të aksit Librazhd-Përrenjas. Ai bëri me dije se ky aks i ri do të ketë gjatësi minimumi 1.3 kilometra, duke ofruar një alternativë të sigurt për qarkullimin e automjeteve dhe lehtësimin e trafikut në zonë.
Kozeli theksoi se, për momentin, nuk mund të jepet një afat i saktë për përfundimin e punimeve, por se rruga do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe cilësisë.
“Ky aks i ri është me gjatësi minimumi 1.3 kilometra dhe nuk mund të themi një afat kohor. Lidhur me inertet, e mohoj që fenomeni të ketë ndodhur për shkak të marrjes së inerteve.”-tha Kozeli.










