Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se trajneri i skuadrës Quique Setien është shkarkuar. Bartomeu e ka konfirmuar lajmin për Cadena Cope pas një takimi në orët e vona të së dielës me drejtorin sportiv Eric Abidal. Humbja turpëruese 8:2 kundër Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën ia dha shkelmin final Setienit, për largimin e të cilit është përfolur mjaft shumë muajin e fundit.

Setien u emërua trajner i Barçës në janar, si zëvendësues i Ernesto Valverdes së shkarkuar, por dështoi plotësisht duke e humbur garën për titull në La Liga ndaj rivalit Real Madrid, edhe pse e kishte epërsinë e pikëve dhe duke u turpëruar në garën më të madhe evropiane për klube.

Ndër kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar atë janë Ronald Koeman dhe Mauricio Pochettino. Ky i pari madje ka mbërritur në Barcelonë të dielën. Drejtuesit e Barcelonës do të mbajnë takime sot gjatë ditës për të marrë vendime të mëdha për të ardhmen e klubit.