Vëmendje, vëmendje. Lidhja e fortë mes Luanit dhe Ujorit nuk është një legjendë. Për Luanin, në një çift nuk ka asgjë jo të vërtetë. Dhe e njëjta vlen edhe për Ujorin. Të dy, në varësi të momentit, mund të krijojnë dëme të mëdha nën jë marrëdhënie ose ta forcojnë atë në një mënyrë të veçantë. Kjo lidhje e dyanshme midis dy shenjave të kundërta krijon një ambivalencë shumë të veçantë për marrëdhënien.
Ujori me kuriozitetin dhe gjallërinë e vet qëndron si një shpatull për Luanin, gjithmonë në kërkim të aventuarave dhe asnjëherë i lodhur nga të mësuarit, nga përfshirja në aktivitete të ndryshme. Por kujdes: Të dy mund të jenë jashtëzakonisht konkurrues dhe kjo sfidë mund të sjellë rezultate jo të mira, duke prishur marrëdhënien e çiftit.
Kjo është arsyeja pse këto shenja duhet të jenë në një ekuilibër të mirë: Edhe një disbalancim shumë i vogël mund ta shkatërronte marrëdhënien në një moment.
Mes tyre, shpesh diferencën e bën xhelozia. Të dyja posesive dhe krenare, këto dy shenja mund të rrezikojnë gjithçka nëse dyshojnë për diçka që nuk u përshtatet.
Luani dhe Ujori: Dy shenja të destinuara të ndezin shkëndija. Kur këto shenja janë në një ekuilibër të përsosur krijojnë një binom të artë. Plotësojnë njëra-tjetrën dhe janë bashkëpunëtorë në jetën familjare dhe në sfidat e përditshme më shumë se të gjitha shenjat e tjera të zodiakut.
Kanë një lidhje shpirtërore dhe intime shumë të fortë, të lidhur me dëshirën për të kënaqur tjetrin. Të dy idealistë dhe ambiciozë, punojnë si një ekip i vërtetë: një çift i konsoliduar mirë që nuk i mund krijimtaria dhe shpirti i veprimit.
E vetmja e metë e të dyve, xhelozia, hyn në lojë, kur nuk toleron askush prej tyre. Dhe pastaj dyshimi dhe përpjekja për të gjetur tjetrin në gabim mund të bëhet një lojë e rrezikshme që çon në fund të një marrëdhënieje dashurie. Sado e bukur qoftë ajo.