Nga Skënder Minxhozi

Prej muajsh, qëkurse ka hyrë në zyrën e kreut të shtetit, Ilir Meta vazhdon të flasë dhe të sillet jo sikur është President i vendit, po sikur është një eurodeputet, që një shërbim nga ata më ban alët e të zakonshmit, e ka hedhur nga Strasburgu a Brukseli për disa ditë në Tiranë, për të dhënë ca mend e këshilla, e për të ikur sërish nga ishte nisur. Vazhdon të bëjë politikë nga ajo më e keqja, të heqë nga vetja çdo përgjegjësi, dhe të mbajë ndezur një she rr të vazhdueshëm me maxhorancën.

Aq sa rregullisht po fut në siklet edhe palën tjetër, opozitën, e cila shumë shpesh flet më butë kun dër qeverisë, sesa vetë “simboli i unitetit të kombit”!

Para pak ditësh kilometra të tëra makinash, me mijëra njerëz të të gjitha moshave, u bllokuan për tre ditë me rradhë në kufinjtë jugorë me Greqinë. Një emergjencë humanitare me jo pak vuajtje për shqiptarët, që duhej të ishte zbutur e mpakur me ndërhyrjet energjike të të gjitha institucioneve të shtetit që kishin në dorë të bënin diçka.

Nuk është aspak e ekzagjeruar të thuhet se rradhët e ngjashme të krijuara në Bullgari apo shtete të tjera kufitare me Greqinë, nuk janë një alibi e plotë dhe shterruese për qeverinë tonë. Ministra e zyrtarë të tjerë që merren me emergjencat, duhet të kishin shkuar më herët në Kakavijë e Kapshticë, megjithë karvanet e ndihmave nga pas, pasi të kishin bërë sensibilizimin e palës greke, në kanalet diplomatike që njihen e praktikohen në këto raste. Shtetit tonë nuk i funksionuan në kohë dhe qysh në orët e para reflekset e ala rmit, që duhej të ishin vënë në lëvizje më shpejt dhe më fuqishëm, përballë një situate që si shkak primar ka kao sin që ka mbjellë mes shteteve pandemia e Covid 19.

Në këtë mozaik emrash, fytyrash, kompetencash dhe kartvizitash VIP, Presidenti i Republikës është parimisht një ndër dy-tre protagonistët e parë që duhej të përpiqej të ushtrojë pushtetin që i jep zyra që mban, për të zgjidhur situata si ajo e Kakavijës. Ashtu siç zbriste në Laç e Durrës thuajse përditë, kur ra tërmeti, Ilir Meta nuk kishte pse ta këqyrte nga Jugu maisjen e vargut të makinave në kufinjtë tanë me Greqinë, për të ardhur më pas në Tiranë e për të su lmuar Edi Ramën.

Kemi President Republike një politikan me njohje të gjera në të gjitha shtetet rrotull nesh, me përvojë diplomatike dhe instikt natyral reagimi në momente kr izash. Asnjëra nga këto cilësi nuk i pamë kësaj rradhe. Pamë vetëm përdorimin e shë mtuar politik që Ilir Meta i bëri një halli treditor të mijëra bashkëkombasve të vet, të cilët e njohin për kryetar shteti, por që e shohin të sillet si kryetar partie.

Presidenti kishte detyrën institucionale që të merrte telefonin dhe të tentonte të lidhej me homologen e tij Sakellaropoulou. Ashtu si Pandi Majko mori në telefon Janullatosin, Meta kishte detyrimin që të bënte diçka konform pozicionit të tij, që në fund të fundit, të justifikonte më pas edhe politizimin që i bëri krizës së Kakavijës. Por kur vetë Presidenti qëndron krejt pasiv, nëse ai shkon e del në fotografi me hudhra e qepë apo endet maleve të Labërisë për të konsumuar pushimet e gushtit, nuk ka më pas asnjë të drejtë të ankohet për ata që s’kanë bërë punën në Tiranë.

Kur krerët e politikës, ata që janë në zyra e kanë kompetenca, pozitë dhe protokoll të lartë, e distancojnë veten artificialisht nga përgjegjësitë dhe nisin të përdorin politikisht krizat e fatk eqësitë, zakonisht faji mbetet jetim dhe punët shkojnë keq e më keq. Kur këtë gjë e bën thuajse përditë kryetari i shtetit, i bie që ky të jetë fundi i normalitetit. Është komode të shash të tjerët, por duhet të kontrollosh më parë nëse s’je ti më i pari për t’u sharë…