PSG dhe Bayern Munchen kanë startuar finalen mes tyre në Lisbonë. Të dy skuadrat kanë bërë disa ndryshime interesante në formacion. PSG ka aktivizuar nga minuta e parë Keylor Navasin në portë.
Ai do të rikthehet pas dëmtimit që e mbajti jashtë gjysmëfinales. Pjesa tjetër e ekipit nuk ndryshon me Verratin që mbetet sërish në stol, po ashtu dhe Icardi. Bayern Munchen ka ndryshuar diçka, pasi Coman e nis nga minuta e parë. Perisic e nis nga stoli, duke qenë një lëvizje e rëndësishme në formacionin e skuadrave.