“Pusho shqip” – kjo është motoja e këtij sezoni turistik të pazakontë në Shqipëri, ku pandemia e koronavirusit detyron turizmin patriotik. Agjencitë turistike ne paketën e pushime të ofrojnë detin dhe malin. Këtë sezon turistik vëmendje të madhe ka tërhequr Lumi i Shalës, Valbona dhe Tropoja.

“Kryesisht kemi rezervime për Lumin e Shalës, Thethin, por edhe turne ku dhe çmimet janë më lirë.” Frika e izolimit, po i mban shqiptarët larg shteteve ku kemi të drejtë të pushojmë. Deti Jon, në këtë sezon ka qenë ndalesa e preferuar e personave publikë. Vendi ynë këtë vit është shkelur vetëm nga pushuesit vendas. Pandemia, tkurri xhepat e shqiptarëve. Këtë verë jo të gjithë do të pushojnë.