Ministria e Jashtme ka reaguar për radhën kilometrike që prej ditës së djeshme është formuar në Kakavijë. Me mijëra janë qytetarët që duan të kalojnë kufirin dhe që e kaluan natën jashtë.
Në një reagim të fundit nga Ministria e Jashtme, njofton se pala greke ka njoftuar deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit : Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.
Risjellim në vemendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën.
Në një reagim të mëhershëm ministria njoftoi se: Lidhur me fluksin e krijuar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ju sqarojmë se gjatë ditëve të fundit ka patur fluks të shtuar qytetarësh në dalje të Republikës së Shqipërisë, por edhe në hyrje dhe shkak i vonesave janë bëre kufizimet në orarin e funksionimit të Pikës së Kalimit Kufitar nga pala greke. Siç edhe është njoftuar, gjatë ditëve të fundit kalimi lejohet vetëm në orarin 06:00 deri 22:00 ora shqiptare. Ndërkaq, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ka fluks të shtuar dhe qytetarët janë detyruar të presin me orë në radhë, si pasojë lëvizja po ecën shumë ngadalë, pasi nga ana e autoriteteve greke po kryen testimeve masive.
Është realizuar taki me drejtues të palës greke dhe theksojmë se problemi në lëvizje nuk krijohet nga autoritetet policore greke apo ato doganore, por nga autoritetet shëndetësore në Pikën e Kalimit Kufitar të palës greke. Teksa në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, puna vijon normalisht. Në Pika Kufitare të tjera, pala Greke nuk kryen procedura hyrje/dalje, për mjete dhe shtetas, por procedon vetëm raste urgjente. Për sa më sipër, rikujtojme se prej datës 17 Gusht 2020, hyrja në greqi do të lejohet vetëm me rezultatin e testit negativ të covid-19, i cili do të kryhet në Shqiperi.