Autoritetet kanë vënë njoftime në rrugët e qytetit dhe hapësirat publike për këtë ndalesë. Rajoni veriperëndimor është i pari që prezanton masa të tilla, ndonëse pritet që edhe rajonet e tjera ta përcjellin këtë nismë, shkruan BBC.
Vendimi vjen pasi Spanja është një nga vendet evropiane që është prekur më së shumti nga pandemia botërore.
Vendimi i Galicias është mbështetur nga një projekt kërkimor i Ministrisë së Shëndetësisë atje, i publikuar muajin e kaluar.
Në projekt theksohej se ka një lidhje mes pirjes së duhanit dhe rritjes së përhapjes së virusit korona. Në njoftim është thënë se duhanpirësit rrezikojnë përhapjen e koronavirusit edhe duke prekur cigaren përpara se ta pinë apo duke mbajtur maska dhe duke vendosur apo hequr atë disa herë gjatë procesit të duhanpirjes.
Masa të ngjashme janë marrë gjithandej, përfshirë Afrikën e Jugut, ku shitja e cigare është ndaluar në fund të muajit mars.