Ka kaluar një vit prej momentit kur Bashkia Kamëz kaloi në drejtimin e kryetari Rakip Suli. Një mesazh urimi nuk ka munguar nga Elio Hysko, deputet i PS në këtë zonë. “Urimet më të sinqerta në këtë 1 vjetor! Një institucion i hapur, ku nga i pari i saj kryetari Rakip Suli, ekipi i afërt e deri tek çdo njëri në bashki janë në shërbim të qytetarit” shkruan Hysko.

Postimi i plotë:

Kjo foto e shkrepur rreth një vit më parë është simbolika e asaj çfarë është bashkia Kamëz sot ?

Një institucion i hapur, ku nga i pari i saj kryetari Rakip Suli, ekipi i afërt e deri tek çdo njëri në bashki janë në shërbim të qytetarit. Jo për të bërë çudira, po për të bërë detyrën me thjeshtësi e fisnikëri ?

Urimet më të sinqerta në këtë 1 vjetor, për më shumë pasion e vullnet për ta përmisuar edhe më shpejt, edhe më shumë cilësinë e shërbimeve për qytetarët!