Klementi dhe Merushe nga Baldushku kanë vendosur në mënyrë simbolike një shtresë polisteroli në shtëpinë e tyre të re të rindërtuar! Ato janë vizituar nga kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Kreu i qeverisë vuri theksin se shtëpia e re do të jetë më e mirë se ajo që kanë pasur. Ai ka sqaruar se një pjesë e mirë e shtëpive, përfshirë këtu edhe banesën e Klementit dhe Merushes, janë zhvendosur në afërsi me rrugën, shkollat apo qendrat shëndetësore me qëllimin që të jenë më pranë qendrave urbane, por toka do vijojë të jetë e tyre.

“Nuk do ia marrim tokën, pra toka që kanë është e tyrja, dhe i vetmi person që do e bëjnë këtë rrugë, kurse fëmijët, të moshuarit, janë afër njëri- tjetrit. Pse duhet të bëjnë të gjithë rrugë, të tjerët vazhdojnë jetën poshtë, Kështu bëjnë marrëveshje me njëri tjetrin për të vënë njerëz për të ruajtur tokën”, tha Rama.

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se kjo iu jep më shumë vlerë banesave të reja. “Ato e shohin vetë që vetëm ngarkesa në krah e tullave, llacit është sfilitëse dhe nuk e justifikon. Sepse shtëpia e re do ketë më shumë vlerë, edhe flori ta bësh atje te toka e vjetër është shumë larg civilizimit”, tha Veliaj.

Ministri i Rindërtimi, Arben Ahmetaj vuri në dukje se grupimi i kantiereve të ndërtimit po bëhet jo vetëm në Bashkinë e Tiranës, por në të gjithë Bashkitë e tjera të prekura nga tërmeti.

“Shtëpitë që janë në distancë nga infrastruktura dhe në Tiranë dhe në Bashkitë e tjera po mundohemi që t’i zbresim poshtë,t’i grupojmë afër shkollave, qendrave shëndetësore, afër rrugës dhe nuk janë pak”, përfundoi Ahmetaj.

Të gjitha banesat në Baldushk ka nisur puna, teksa brenda një jave disa familje do hynë në shtëpi të re.