Kryeministrii Edi Rama ka postuar ditën e sotme një video nga Ulza, qyteza e bukur buze Liqenit me te njejtin emer!.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama, iu është përgjigjur kritikëve të cilët shprehen se investon në jug të Shqipërisë, dhe jo në veri. Rama shkruan se kjo është për ata që bëjnë sikur nuk shohin dhe nuk kuptojnë, e që hedhin romuze për Veriun e braktisur, sa herë postohet një punë e bërë në jug, Ulza është në Veri, në qarkun e Dibrës.

Postimi i plotë:

Ulza e mrekullueshme, ku para disa vitesh s’kishte as rrugë për të shkuar e përveç njerëzve të mrekullueshëm, gjithçka tjetër kishte vulën e rrënimit, sot është kthyer në një destinacion turistik, ku do vijojmë të investojmë në infrastrukturë e të mbështesim nismat për bujtina turistike e për agrobiznes

*për ata që bëjnë sikur nuk shohin dhe nuk kuptojnë, e që hedhin këtu romuze për Veriun e braktisur, sa herë postohet një punë e bërë në jug, Ulza është në Veri, në qarkun e Dibrës, siç janë në Veri edhe Puka, Malësia e Madhe, Thethi, Alpet e me radhë Kukësi, Mirdita, etj., ku kemi investuar (do doja më shumë edhe në Shkodër, ku rëndom na ka ngecur sharra në gozhdën e bashkisë që s’di, s’do, s’kupton) dhe do të vazhdojmë të investojmë, edhe më shumë, sepse Shqipëria është “nji jug e veri”