Një La Liga, një Superkupë, por edhe një eliminim nga Champions League që djeg akoma. Sergio Ramos nuk fshihet dhe i bën një përmbledhje sezonit të Real Madrid si një kapiten i mirë. Një sezon i veçantë për madrilenët, të cilëve u kërkohej të bënin diçka më shumë, ndoshta pikërisht në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ramos ka dashur të bëjë një bilanc të sezonit 2019-20, i kushtëzuar nga një ndalesë e detyruar nga emergjenca coronavirus.
“Është mbyllur një sezon atipik dhe i çuditshëm, shumë i vështirë për të gjithë”, ka shkruar kapiteni i Los Blancos. “Ka një shije të hidhur dhe të ëmbël njëkohësisht, sepse ne jemi Real Madrid dhe jemi të detyruar të fitojmë gjithçka. Duhet të vlerësojmë fitoren e kampionatit, veçanërisht për rrethanat e veçanta në të cilat kemi luajtur”.
“Edhe Superkupa, por na ka trishtuar eliminimi nga Champions League. Donim më shumë. Tani është momenti pushojmë për t’u kthyer më të motivuar sezonin e ardhshëm”. “Kjo fanellë dhe kjo histori meritojnë gjithmonë më shumë. Në fitore, në humbje, gjithmonë: HALA MADRID. Faleminderit për mbështetjen tuaj, edhe në distancë”, ka përfunduar Ramos.