Zëdhënësi i bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga RTV Ora News, që pretendonte se kryebashkiaku Veliaj është nisur për trajtim mjekësor në Turqi për shkak të prekjes nga virusi COVID – 19.

“Ju ka ngel Ora në Turqi”, është reagimi i zëdhënësit të kryebashiakut Veliaj në rrjetin social “Twitter”. Kryetari i bashkisë së Tiranës do të presë nesër rezultatin e testit të dytë dhe do të rikthehet në punë.

Më 28 korrik kryebashkiaku i Tiranës konfirmoi se ishte me koronavirus dhe se do qëndronte i karantinuar në banesën e tij.