Sezoni 2019/20 tashmë ka marrë fund për Real Madridin, pasi klubi madrilen është eliminuar nga Liga e Kampionëve, shkaku i disfatës së pësuar kundër Manchester Cityt në 1/8 e finales. Si traditë pas përmbylljes së një sezoni, skuadra u mblodh për një takim me menaxherin e përgjithshëm të klubit, Jose Angel Sanchez, i cili e mbajti një fjalin para të gjithëve.
Gjatë fjalimit të tij, e përditshmja spanjolle Marca raporton se Sanchez u tha lojtarëve se klubi është në përgjithësi i kënaqur me paraqitjet e tyre gjatë sezonit 2019/20, përkundër eliminimit zhgënjyes në Evropë. Ai gjithashtu e shfrytëzoi këtë mundësinë për ta konfirmuar largimin e Alphonse Areolas, duke sqaruar se klubi nuk pati mundësi financiare ta transferojë atë në formë permanente. Pas kësaj, Sanchez sqaroi se Real Madridi nuk do të bëjë transferime gjatë afatit kalimtar të verës, shkaku i krizës financiare që e ka sjell në klubet evropiane përhapja e virusit Covid-19.
Nëse do të vijnë përforcime në skuadër, ato përforcime do të jenë formë të lojtarëve të Real Madridit që kanë qenë të huazuar diku tjetër dhe që do të kthehen për sezonin e ardhshëm, si Martin Odegaard, Dani Ceballos dhe Andriy Lunin. Ai e përfundoi fjalimin duke i udhëzuar futbollistët të jenë të kujdesshëm gjatë pushimeve të tyre, të cilat duhet të kryhen para 30 gushtit.