Borussia Dortmund ia ka zgjatur kontratën Jadon Sanchos deri në vitin 2023 për t’ia ruajtur vlerën anglezit, ndërsa tani raportohet se Manchester Unitedi po përballet me garë nga Real Madridi dhe Barcelona për transferimin e tij.

Planet e Manchester Unitedit për ta transferuar Jadon Sanchon këtë verë po komplikohen gjithnjë e më shumë këtë verë, pasi që tani raportohet për interesim për anglezin edhe nga Real Madridi dhe Barcelona. Dortmundi ka insistuar se Sancho nuk do të shkojë askund këtë verë, pasi Manchester Unitedi nuk bëri ofertë të kënaqshme për gjermanët, prej 100 milionë funteve, para 10 gushtit kur i ishte caktuar afati i fundit nga Dortmundi.

Djajtë e Kuq e pësuan goditjen e parë në tentimet e tyre për transferimin e Sanchos kur drejtuesit e klubit thanë në konferencë për media se Sancho s’do të largohet, pas nënshkrimit të kontratës së re deri më 2023. Manchester Unitedi raportohej se nuk ishte dorëzuar as pas atyre deklaratave, mirëpo tani situata i është vështirësuar pasi gazetat britanike si Mirror raportojnë se tani në garë për anglezin janë edhe Real Madridi dhe Barcelona.

Megjithatë, gazetat britanike kanë mësuar se gjiganti anglez e sheh këtë si taktike të Dortmundit për t’i bërë presion atyre të bëjnë ofertë me shumë më të madhe parash për talentin anglez.