COVID-19 do të dëmtojë së tepërmi ekipin tonë kombëtar. Stafi teknik po has vështirësi në grumbullimin e të gjithë lojtarëve për shkak të kufizimeve të Pandemisë në shtete të ndryshme. Kjo situatë do të ndikojë te ndeshjet zyrtare kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë për Ligën e Kombeve.Dy emrat që rrezikojnë janë Ermir Lenjani dhe Florian Kamberi, pasi Zvicra ka masa të forta dhe nuk mund të lënë shtetin. “Bëjmë me dije se vazhdojnë bisedimet me qeverinë zvicerane për të bërë të mundur prezencën e dy lojtarëve, Ermir Lenjani dhe Florian Kamberi, të cilët nuk mund të dalin jashtë kufijve të Zvicrës për shkak të masave kufizuese. Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare, teksa FSHF është në kontakt të vazhdueshëm, edhe me ndihmën e UEFA-s, për të bërë të mundur grumbullimin e këtyre dy lojtarëve për dy ndeshjet e shtatorit“, – shkruhet në njoftimin e FSHF. Armando Broja nga krahu tjetër nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë kundër Bjellorusisë sepse ka marrë një karton të kuq me Shqipërinë U-19, ai do të luajë në ndeshjen e dytë ndaj Lituanisë. Reja ka ndryshuar listën, pasi në orët e fundit është ftuar dhe Endri Çekiçi.

“Marash Kumbulla do t’i bashkohet kampit stërvitor të Kombëtares dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Pas rezultateve të testeve, ekipi mjekësor do të mund të dalë në një konkluzion nëse mbrojtësi do të jetë i gatshëm ose jo për dy ndeshjet e radhës“, – sqaron FSHF për gjendjen e Kumbullës.

(Telesport)