Franca ka regjistruar 7,379 raste të reja të premten, numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orëve që nga muaji mars kur është përhapur koronavirusi në vend. Presidenti Emmanuel Macron ka ngritur shqetësimet për kthimin e mundshëm të karantinës si pasojë e rritjes së rasteve të reja. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 267,077.
Franca është duke u përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Përkundër shifrave të larta, numri i vi ktimave dhe i të hospitalizuarve është deri në një masë stabil, deklarojnë autoritetet. Të premten janë regjistruar 20 vi ktima të reja, duke e çuar numrin total të vde kjeve në 30,596. Presidenti Macron tha se rikthimi i karantinës mund të merret parasysh nëse rritja e numrit të rasteve të reja vazhdon. Franca kishte lehtësuar masat e izolimit në muajin maj, por disa vende si Parisi, kanë mbajtur disa masa më kufizuese. Që nga e premtja, maskat janë obligative nëpër rrugët e Parisit, shkruan Rel.
Edhe Spanja dhe Gjermania kanë shënuar rritje të numrit të rasteve të reja, derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për ringjallje të pandemisë në Evropë.