Kryeministri Edi Rama tha sot se shkollat e kopshtet e dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit vazhdojnë të ndërtohen, siç po ndodh me kopshtit “Niko Hoxha” në Kamzë.

“Rilindja e shkollave dhe kopshteve të 26 nëntorit tragjik nga projektet ambicioze 3D në realitet, po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin forma godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti “, shprehet ai

Po ashtu, Rama shton se “hidhini një sy kopshtit “Niko Hoxha” në Kamzë, ku nxënësit dhe mësuesit do të rikthehen në 26 nëntor, me kushte që nuk dallojnë me shkollat e komunave europiane”

Kopshti “Niko Hoxha” në Kamzë që po ndërtohet nga fillimi do të shërbejë për 200 fëmijë, me 9 grupe dhe 1 laborator, me kushte moderne e standarde europiane.