Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “32 shkolla dhe kopshte do të rilindin pas 26 nëntorit tragjik në Durrës, më të mëdha, më të bukura me të gjitha kushtet e shkollave e kopshteve kudo në Europë”. “Hidhini një sy shkollës dhe kopshtit “Adem Gjeli”, Ishëm, Durrës, ku nxënësit dhe mësuesit do të hyjnë këtë 26 nëntor”, tha Rama, ndërsa ndau pamjet nga kantieri i ndërtimit.
Shkolla “Adem Gjeli”, në Ishëm të Durrësit do të ofrojë kushte më të mira për 68 nxënës. Shkolla ka 10 klasa dhe është e pajisur me 2 laboratorë, ndërsa në kopsht janë 40 fëmijë të ndarë në 2 grupe.