Kopshti “Muçaj” në Vorë, u rrënua 26 nëntorin e kaluar nga tërmeti, por do jetë gati 26 nëntorin që vjen për të pritur 200 fëmijë.

“Kopshti “Muçaj” në Vorë, u rrë nua 26 nëntorin e shkuar, por në 26 nëntorin që po vjen do të rihapë dyert, i rilindur për 200 fëmijë, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave Europiane”, tha kryeministri Rama.

Po ashtu, Rama theksoi se 143 shkolla dhe kopshte të reja me standarde europiane do ndërtohen brenda vitit 2021.

“143 shkolla dhe kopshte të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që Duam”, shprehet ai.