Një lajm i mirë për të gjitha ato familje, të cilat janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. E ndërsa ka përfunduar rindërtimi dhe pagesat për banesat e dëmtuara në tërmetin e shtatorit, kryebashkiaku Veliaj deklaroi sot gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, se përpara Vitit të Ri do të jenë mbyllur banesat individuale të dëmtuara në nëntor. “Në Louisiana, SHBA, shteti është aty në ditët e para të fatkeqesise, pastaj eshte detyre e kompanise se siguracioneve.

Nëse s’e ke siguruar ky është problemi yt. Ndaj, ajo që po ndodh ne vendin tone, me një shtet me ekonomi modeste, është realisht e paprecedente. Unë besoj se është gjëja e duhur dhe e drejtë, ama jo gjëja e zakonshme. Nuk ndodh tipikisht kështu në botë. Por, kjo është vetëm pjesa e dukshme, pasi pjesa e padukshme e procesit perfshin vlerësimin e demeve, pastaj garën, pastaj prokurimin, e ne fund rindërtimin. E me gjithë këtë burokraci, fakti që brenda vitit ne mbyllëm shtatorin dhe besoj kur të kemi përvjetorin e nëntorit, por definitivisht përpara Vitit të Ri, do të jenë mbyllur banesat individuale, pra shtëpitë mono familjare të fshatit, dhe do të kenë filluar themelet për pallatet. Dikush që e ka humbur shtëpinë në Kinostudio ose në Kombinat dhe pallati i është shpallur i pabanueshem, do të ketë mundësi të thotë se ai apartamenti ne anen tjeter te rruges, për çështje muajsh do të behet i imi”, sqaroi Veliaj.