IKMT dhe IMT e Durrësit kanë shembur sot 3 pallate për t’i hapur rrugë rindërtimit për strehimin e familjeve të dë mtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Bashkia Durrës shprehet se “punojmë çdo ditë për procesin e rindërtimit. 3 pallate të d ëmtuara nga tërmeti po sh emben nga IKMT dhe IMT e Durrësit në Bishtkamëz të Njësisë Administrative Katund i Ri”. “Këto prishje i hapin rrugë ndërtimit të pallateve të reja me standarte të larta banimi për 60 familjet e këtyre tre godinave”, shprehet bashkia. Po ashtu, bashkia tha se “menjëherë pas shembjeve vijon puna me shpejtësi për pastrimin e inerteve”.