Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga punimet që po kryhen në rindërtimin e shkollës 9-vjeçare, “Bedrie Bebeziqi” në Durrës. “Shkolla 9- vjeçare “Bedrie Bebeziqi“ në Durrës, u rrënua 26 nëntorin e shkuar, por në 26 nëntorin që po vjen do të rihapë dyert, e rilindur për nxënësit dhe mësuesit me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave Europiane”, u shpreh kryeministri Rama.
“143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që duam”, theksoi Rama.