“32 shkolla do të rilindin pas 26 nëntorit tragjik në Durrës, më të mëdha, më të bukura me të gjitha kushtet e shkollave kudo në Europë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Rama publikoi një video nga rindërtimi i shkollës “Shaqe Mazreku” në Durrës ku nxënësit dhe mësuesit do të hyjnë këtë 26 nëntor

Shkolla “Shaqe Mazreku”, ku do të mësojnë 711 nxënës, do të ketë 20 klasa dhe 4 laboratorë.

Shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës, u rrënua 26 nëntorin e shkuar, por në 26 nëntorin që po vjen do të rihapë dyert, e rilindur për 711 nxënës dhe mësuesit, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave Europiane.