Mesfushori me tipare të avancuara James Rodriguez do të largohet nga skuadra e Real Madridi javën e ardhshme. Ai ka gjetur gjuhën e përbashkët me Evertonin dhe sezonin e ardhshëm do ta luajë në Premier League. 29-vjeçari do të kryejë vizitat mjekësore në fillim të javës dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të huazohet për një sezon. Një marrëveshje e tillë i shkon për shtat Evertonit, por jo Realit që donte ta shiste. Ofertat munguan për blerjen e kolumbianit duke qenë se është shumë i shtrenjtë, prandaj Reali vendosi të hiqte dorë nga rroga e tij dhe ta huazonte. Mbetet për t’u parë se si do të jetë formula fikse e këtij transferimi.