Rreth 53.7% e vdekjeve në vendin tonë ndodhin prej sëmundjeve kardiake. Sipas një studimi të EuroStat dhe INSTAT, rezulton se Shqipëria renditet e pesta në Evropë sa i takon numrit të vdekshmërisë që si pasoja kanë sëmundjet e zemrës dhe të tensionit. Sipas kardiologes Imelda Leka, stresi ka shtuar numrin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiake. Tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmë nga kardiologët.
“Me situatën që po kalojmë tani njerëzit janë paska të trembur. Kjo ka sjell fluks vizitash tek kardiologu. Kemi pas raste të shtimit të infarkteve. Vetëm për këtë muaj pranë qendrës tonë shëndetësore janë paraqitur 6 infarkte, që është shifër e lartë”, shprehet Imelda Leka, kardiologe.
Gazetarja: Kujt grupmoshe i përkisnin? “Grupmosha që kemi hasur më shumë është nga 47-60 vjeç.” Sëmundjet kardiovaskulare kanë prekur edhe zemrën e të rinjve. “Kohët e fundit edhe grupmoshat nga 30-40 vjeç kanë pësuar rritje të sëmundjeve kardiake. Sidomos moshat e reja po preken çdo ditë e më shumë nga hipertensioni. Kjo lidhet me faktin e përdorimit të duhanit, lëndëve narkotike, pijeve alkoolike si dhe jetës sedentare”, sqaroi Leka.
Ditët e fundit të gjithë kemi dëgjuar lajmë të trishta për njerëz që njohim. Të rinj që kanë humbur jetën nga goditjet ne zemër. Mjekët kanë një thirrje urgjente për të gjithë, kujdes me ushqimin, kujdes me stresin dhe nisni sport sa nuk është vonë. Topchanel/