Në një kohë që qytetarët kanë nisur pushimet dhe i janë drejtuar vendeve bregdetare, ekipet e punës së Bashkisë së Tiranës po punbojnë me ritme të përshpejtuar për rehabilitimin e sinjalistikës në qytet.

Sikurse mund të shihni nga këto foto të publikuara nga Kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ekipi i sinjalistikës po vijon punën me segmentin 21 Dhjetori-Pallati me Shigjeta, pjesë e Rrugës së Kavajës. “Për pak ditë i mbarojmë të dy anët, për të kaluar më pas përgjatë Unazës së Mesme. Bravo kolegë”, shkruan Veliaj.