Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetares së Këshillit Kombëtar të Konfederatës së Zvicrës, Isabelle Moret, me rastin e Festës Kombëtare.
“Me rastin e 1 gushtit, Festës Kombëtare të Konfederatës së Zvicrës, Ju dërgoj urimet më të mira për popullin mik zviceran, Këshillin Kombëtar të Zvicrës dhe Ju personalisht.
Karta Federale si edhe themelimi i Konfederatës së Zvicrës në fillim të muajit gusht të vitit 1291, është një ngjarje e madhe historike për popullin zviceran, zhvillimin, prosperiterin dhe të ardhmen e Zvicrës.
Populli shqiptar ushqen një miqësi e respekt të thellë për popullin ziveran, për kontributin e tij në zhvillimin, historinëdhe kulturën botërore.
Marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona janë shumë të mira. Aktualisht Zvicra është vendi i katërt donator dhe partneri i 8-të tregtar i Shqipërisë. Shqipëria e konsideron Zvicrën një partner shumë të besuar dhe një vend prioritar për të bashkëpunuar, në mbështetje të zhvillimit të vendit dhe stabilizimit të Ballkanit Perëndimor. Rreth 30 marrëveshjet e nëshkruara midis të dy vendeve janë një bazë e fuqishme për thellimin e bashkëpunimit në fusha të tilla si tregtia, transportet, ekonomia, siguria, energjia, bujqësia, etj.
Në Zvicër jeton prej dekadash një pjesë e rëndësishme e Diasporës shqiptare, e cila shërben si një urë miqësie e bashkëpunimi midis të dy vendeve.
Dëshiroj gjithashtu t’Ju përgëzoj për menaxhimin me sukses të situatës së pandemisë së Covid-19 dhe jam i bindur se Zvicra do të përballojë me sukses edhe strategjinë e daljes nga pandemiadhe normalizimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik tëvendit.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.