Do të shkruajmë për karakteristikat kryesore të kësaj shenje duke i ndarë në tre grupe kryesore. Çdo shenjë ka tri persnalitete dhe më poshtë do të njihni ato të peshores, shenjës më paqësore e të drejtë të zodiakut.
Peshoret e pavendosura

Si shenjë e drejtësisë, peshoret janë të prirura të anojnë sa nga një anë në tjetrën. Ndërsa çështjet e jurisprudencës kombëtare me siguri kërkojnë një shqyrtim të gjerë të fakteve, partneri juaj ndoshta nuk duhet të aplikojë të njëjtën metodë drejtësie kur vjen puna tek zgjedhja e pantallonave (ato ngjyrë kafe apo mustardë) Nuk është vetëm drejtësia ajo që motivon peshoren por dhe dëshira për të marrë vendimin më të drejtë ! Peshorja nuk mund ta kuptojë që shpesh herë kjo përpje kjo i shkon dëm, sepse të tjerët besojnë se peshorja shkon nga fryn era !

Peshoret Introverte
Jo të gjitha peshoret janë miqësore dhe popullore. Ka dhe nga ato që janë të ftohta të përmbajtura që mbyllen në flluskën e tyre ! Duket kontradiktore, jo? Peshoret që janë të tërheura dhe nuk duan të jenë protagoniste në një grup, janë në përpjekje për të krijuar lidhje të thella, emocionale që zgjasin përjetë..Peshorja është një shenjë që përkushtohet ndaj partnerin dhe bën gjithçka për të kënaqur personin që kanë në krahë.

Peshoret që duan t’jua bëjnë qejfin të gjithëve
Mund të jetë e lodhshme të shoqëroheni me dikë që dëshiron t’jua bëjë qejfin të gjithëve dhe të pëlqehet nga të gjithë.
Ata nuk shtiren, por heqin dorë nga dëshirat e tyre, për t’u bërë përshtypje të tjerëve. Ndiheni sikur jeni përgjegjës për vetëvlerësimin e tyre pasi në çdo moment ata duan të ndihen të motivuar.

Ju mund t’i tregoni në mënyra të thjeshta që ata nuk kanë nevojë për miratimin e të gjithë atyre që janë rreth tyre që të ndihen të vlefshëm. Nxitini të marrin vendime dhe lërini të besojnë se janë të zotët në gjithçka bëjnë !
Ata kanë nevojë për këtë gjë.