Semaforët e vjetër përgjatë Unazës së Vogël dhe Rrugës së Kavajës, janë zëvendësuar me semaforë të rinj me dritë LED. Siguri maksimale për këmbësorët dhe qarkullimin e mjeteve, në një rrugë kompletuar anë e kënd, sipas standardeve më të mira evropiane.

Ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës vijon punën edhe në këto ditë të nxehta gushti, në mënyrë që kur kryeqytetasit të kthehen nga pushimet të gjejnë Tiranën me të gjithë fasilitetet e nevojshme për fillimin e vjeshtës.