Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë ka vendosur t’i shtyjë edhe tre muaj të tjera hetimet ndaj çështjes në ngarkim të Hermes Nikajt. Mësohet se para pak ditësh, 26-vjeçari është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ku i është komunikuar nga oficerët e Policisë Gjyqësore shtyrja e hetimeve sërish edhe me tre muaj të tjerë shqyrtim të çështjes për akuzat e pro stituc ionit. Hermes Nikaj u lirua nga qelitë e parabur gimit 3 muaj më parë nëpërmjet një garancie pasurore dhe vazhdon të jetë në ‘Ar rest shtëpie’ me rregulla të rrepta dhe me disa kushte, si mbajtja me detyrim e një monitori në këmbë gjatë gjithë kohës. Gjithashtu, me lirimin e tij në datën 13 maj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor e urdhëron personin nën hetim të qëndrojë dhe të mos lëvizë pa leje të instancave përkatëse nga banesa e tij, që ndodhet në një zonë elitare të Tiranës.Megjithatë, një gjë është e sigurt: që Zogu i Tiranës nuk do t’u kthehet kurrë më q elive të bu rgut, thonë të afërm të tij. Kjo, pasi Gjykata vendosi kusht që në ngarkim të tij të mos ketë masa të tjera sigurimi personal ‘Ar rest në bu rg’, ose çdo dë nim tjetër penal me burgim pas daljes së tij dhe kalimin e masës “Ar rest shtëpie”. Rikujtojmë që prezantuesi i njohur u ndalua në një dhomë hoteli me partnerin e tij në nëntor të 2019-ës, që sipas mediave ishte një biznesmen i njohur.

Nuk dihet ende nëse vazhdon lidhja e Hermesit me personin, që sipas deklarimeve të tij, i mundësonte të ardhura marramendëse dhe luks të shfrenuar. Ai është komentuar shpeshherë për prirjet e tij seksuale, por kurrë nuk i ka pranuar duke u shfaqur gjatë gjithë kohës me femra seksi në krah. Mbrojtësit ligjorë të Nikajt dhe vetë ai, në një intervistë për “Panorama Plus” gjatë kohës që ishte në qeli, kanë treguar se askush nuk është ankuar apo dëmtuar nga veprimet e gazetarit apo të ngrinin një kalleëzim ndaj tij. Sipas avokatëve, Hermes nuk ka asnjë lidhje me akuzat që i atribuohen dhe se është i pafajshëm në këtë histori.

Ndërsa i ati i 26-vjeçarit, gjatë një interviste televizive i doli në mbrojtje të birit, ndërsa u shpreh: “Kjo është një lojë e shpifur, dashakeqe, e turpshme për të ulur dhe hedhur baltë mbi figurën e tim biri. Hermes nuk ka lidhje me asgjë që është e paligjshme”, u shpreh z. Marenglen Nikaj. Vlen për t’u theksuar fakti se Nikaj i mohon akuzat e ngritura kundrejt tij dhe prononcimin mediatik do ta bëjë vetëm kur të mbyllet çështja.

“Unë nuk kam cenuar dhe as detyruar askënd, jeta ime private nuk duhet t’i interesojë askujt”, është shprehur gjatë kohës së parabu rgimit Nikaj për “Panorama Plus”. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë drejtësia shqiptare, ndërkohë që në planet e tij është rikthimi në ekran pasi çështja të mbyllet./ Panoramaplus.al