Aktorja turke Biran Damla Yilmaz tashmë është shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Ejlylit” në serialin “Lule të vetmuara”. Së fundmi mediat turke zbuluan se aktorja 23-vjeçare është në një lidhje me aktorin Ilker Kaleli. Sipas burimeve dyshja janë të lidhur prej 1 muaji dhe janë shumë të dashuruar. Për lidhjen e tyre ka folur për herë të parë vetë Ilker Kaleli. Ai u ndalua nga gazetarët teksa po merrte motorrin e tij.

I pyetur për thashethemet e lidhjes me Biran Damla, aktori u përgjigj: “Ne kemi një shoqëri shumë të mirë që ka zgjatur prej 1 muaji”. Më pas gazetarët i thanë: “Le të themi ju shkoftë mbarë?”

Aktori qeshi dhe u përgjigj: “Kjo është gjë private, nuk dua të flas shumë”, duke konfirmuar kështu se ata vërtet janë në një lidhje, por preferojnë që për momentin mos ta bëjnë publike.