Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini takoi sot disa prej mësuesve të parë që janë bashkuar në projektin “RTSH Shkolla”, në mars 2020. Ata, së bashku me Ministrinë dhe stafin e RTSH, kanë qenë pionerët e këtij projekti që rezultoi në themelimin e një kanali të veçantë dedikuar shkollës. Tashmë fytyra të dashura, jo vetëm për nxënësit por edhe për prindërit dhe shikuesit e tjerë, Ori, Santa, Entela, Fitorja, Klarita dhe Eleni janë shndërruar në përsonazhet e dashura të ekranit televiziv.

“Jam tejet krenare që kemi një armatë të jashtëzakonshme mësuesish, të cilët e treguan veten më së miri duke u përshtatur brenda një kohe rekord që në ditët e para të pandemisë për mësimdhënien online. Kjo më bën besimplotë se do ta përballojmë edhe vitin e ardhshëm shkollor, që pandemia do ta bëjë po aq të vështirë sa atë që mbyllëm”, u shpreh Shahini gjatë takimit.

Ministrja Shahini shprehu mirënjohjen ndaj secilit për kontributin për mësimdhënien online.