Shakhtar Donetsk e ka eliminuar Baselin nga Europa Ligë për të kaluar në gjysmëfinale të Europa Ligës. Shakhtar ka shënuar fitore me rezultat 4-1 kurse Sevilla e ka mposhtur në minutat e fundit skuadrën angleze, Wolverhampton
Shakhtar Donetsk e ka deklasuar në VELTINS-Arena skuadrën zvicerane të Baselit me rezultat 4-0.
Shakhtar e fillojë shumë mirë këtë takim dhe ata erdhën në epërsi qysh në minutën e dytë të takimit me anë te Junior Moraes.
Në pjesën e dytë Shakhtar do të shënonte edhe një gol në minutën e 22-të me anë të Taison.
Pjesa e dytë ka filluar përsëri me një dominim të ukrainasve dhe ata do të vinë të goli i tretë në minutën e Alan Patrick nga penalltia në minutën e 75-të.
Dodo do të shënonte në minutën e 88-të derisa Basel shënon në minutat shtesë të kësaj ndeshjeje me anë të Ricky van Wolfswinkel.
Në anën tjetër Sevilla është skuadra e fundit që ka kaluar në gjysmëfinale sonte pasi që eliminoi Wolverhampton me rezultat të ngushtë 0-1.
Goli erdhi në minutat e fundit të ndeshjes ku në minutën e 88 shënoi Lucas Ocampos për t’ia siguruar Sevillës gjysmëfinalen.
Shakhtar do të luajë kundër Interit të hënën e ardhshme kurse Manchester United do të luajë kundër Sevillës, një skuadër kjo e njohur si fituese e Europa Ligës