Në fokusin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive është rritja e nivelit të kualifikimit të shkollave profesionale, të orientuara drejt kërkesave të tregut të punës.
Shkolla e mesme profesionale shtetërore ‘‘Nazmi Rrushiti‘‘ zgjedhja më e mirë për profesionet më të kërkuara në tregun rajonal të punës.
Në serinë e shkollave profesionale është edhe shkollën e mesme profesionale shtetërore ‘‘Nazmi Rrushiti ‘‘ që ofrohen drejtimet: Teknologji informacioni dhe komunikimi; Teknologji ushqimore ; Ekonomi Biznes, Shërbime Sociale dhe Shëndetësore; Gjeologji Miniera.
Vizioni i kësaj shkolle është laborator i ideve dhe talenteve të reja, që nxit zhvillim dhe inovacion.
Me një staf arsimtarësh të kualifikuar për dhënien e mësimit edhe në distancë në kushtet e mbrojtjes nga COVID-19 si dhe ofrimi praktikave mësimore pranë bizneseve janë përparësi të didaktike të mësimdhënies në këtë shkollë.
Nxënësit që mbarojnë studimet në këtë shkollë kanë mundësinë për punësim të menjëhershëm pas diplomimit, si dhe mundësi për të vazhduar arsimin e lartë.