Përmes arsimit profesional të rinjve shqiptarë iu ofrohet jo vetëm aftësim, por edhe mundësi punësimi.
Ministrja e Financave, Anila Denaj, shprehet se “me financimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në bashkëpunim me Qeverinë Zvicerane shkolla Tregtare në Vlorë ofron punësim të shpejtë dhe një të ardhme të qëndrueshme”.
Avantazhet që ofrohen janë mësimdhënie me metoda bashkëkohore, praktikë në bizneset më të njohura të zonës, ambiente moderne dhe më e mira për zhvillimin e profesionistëve të rinj në rajon.
“Kjo shkollë ofron drejtimet: Ekonomi-Biznes, Hoteleri-Turizëm. Për një punësim të sigurt, zgjidhni arsimin profesional”, – tha Denaj.
Numri i nxënësve në shkollat e arsimit profesional është rritur në mënyrë të ndjeshme, me rreth 3.4%, falë vëmendjes së shtuar të qeverisë ndaj arsimit profesional në vitet e fundit, duke synuar një përshtatshmëri më të madhe me nevojat e tregut të punës dhe biznesit.
Numri i nxënësve në 35 shkollat e arsimit profesional në vend është rreth 20 mijë.