Astana, Qarabag, Maccabi Tel Aviv dhe Dinamo Tbilisi, këto ishin katër skuadrat që Tirana mund të kishte përballë në Champions League dhe kjo u zbulua mbrëmjen e djeshme nga UEFA. Shorti i hedhur në orën 12:00 e ka rezervuar kundërshtarin e skuadrës së drejtuar nga Emanuel Egbo.
Goglat kanë vendosur dhe Tirana do të ndeshet me skuadrën e Dinamo Tbilisi, kampionen e Gjeorgjisë. Në rast fitimi të ndeshjes, bardheblutë do të kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, në të kundërt në rast humbje, atëherë ekipi i Egbo do të kalojë në raundin e dytë të Ligës së Europës. Ndeshjet e turit të parë eliminator do të luhen më datat 18 dhe 19 gusht.