Teksa udhëtimet turistike në vende të ndryshme të botës janë tepër të vështira për shkak të masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit, portali i njohur BestLife ka publikuar 13 destinacione mahnitëse që mund të vizitohen nga turistët amerikanë gjatë këtij sezoni.
Surpriza është Shqipëria në vendin e parë. Rekomandimi kryesor i këtij portali janë plazhet shqiptare, malet, sitet e shumta arkeologjike dhe klima e jashtëzakonshme mesdhetare. Një tjetër avantazh, për turistët amerikanë është se nuk u kërkohet një test negativ për COVID-19ën në aeroport, siç ndodh në shumicën dërrmuese të vendeve të botës. Ndërsa maska është e detyrueshme në ambientet publike në gjithë vendin, nënvizon BestLife.
E dyta pas Shqipërisë renditet Bjellorusia, ndërsa nga vendet e rajonit, në listë bën pjesë Maqedonia e Veriut ku po ashtu nuk janë të nevojshme të faktohen rezultatet negative të testit të COVID-19ës, siç ndodh në Serbi e Mal të Zi, që përfshihen po ashtu në listë.