Donald Trump ka marrë lajmin e hidhur se vëllai i tij, Robert Trump ka humbur jetën në moshën 71-vjecare pasi kaloi disa ditë në spital në Nju Jork. Lajmin e konfirmoi presidenti Donald Trump, përmes një deklarate të bërë në Shtëpinë e Bardhë.

“Me hidhërim të thellë, njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, paqësisht u nda nga kjo botë. Ai do të jetë një mungesë e madhe, por ne do ta takojmë sërish. Kujtimet e tij do të mbesin të gjalla në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua shumë. Pusho në paqe. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë”, tha Donald Trump. Mediat raportuan se Robert Trump ishte në gjendje të rëndë në spital, por është e paqartë se çfarë i shkaktoi vdèkjen.