Po vijojnë punimet për ndërtimin e dy shesheve të reja nga bashkia e Tiranës pranë rrugës Frosina Plaku. Sipas bashkisë ekipet e terrenit janë aktualisht në fazën e gërmimeve-mbushjeve e nivelimeve të shtresave ekzistuese, ndërsa do të vijojnë më tej me procese të tjera, derisa këndet që do të mbushen me lodra, të jenë gati për fëmijët e lagjes.