Bricjapët janë të përgjegjshëm, të organizuar dhe të përkushtuar- një reputacion të cilin e kanë ndërtuar dhe ruajtur prej vitesh. Por kjo shenjë është shumë më e komplikuar nga se duket.

Si një shenjë toke, bricjapët janë praktikë, të durueshme dhe të qëndrueshëm. Ata janë të zgjuar, të drejtëpërdrejtë dhe të sinqertë. Nëse diçka nuk shkon, ata kanë guximin t’jua thonë në sy ! Të lindurit nën këtë shenjë janë ambiciozë, por vlerësojnë integritetin dhe profesionalizmin. Kanë natyrë luftarake dhe nuk e pranojnë lëhtë humbjen, por gjithçka e arrijnë me dinjitet dhe respekt.

Si mik: Bricjapi nuk është shenja më e shoqërueshme nga zodiaku dhe marrëdhëniet i nderton në bazë interesi. Kur ata kanë interes, investojnë në një lidhje dhe duan që e gjitha kjo t’ju kthehet po prap mbrapsht.
Si prind: Bricjapi mund të jetë i ashpër dhe kërkues me fëmijët, por di si ta fitojë besimin e fëmijës dhe nuk ecën me moton “Prindi është shok i fëmijës”. Ata kanë tendencë të mbajnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të shëndetshme me ta!

Si një partner: Bricjapët festojnë çdo arritje të partnerit të tyre dhe janë shokë të vërtetë në dashuri dhe jetë. Janë protektivë dhe janë të traditës. Dinë ta shprehin dashurinë sipas mënyrës së tyre, por nuk kanë fantazi dhe janë shumë ta parashikueshëm.