Dosja e bujshme 339, e cila trazoi ujërat e politikës, është ndoshta ndër më të “nxehtat” dhe më të komentuarat në politikën shqiptare dhe opinionin publik. Dosja 339 është e ndarë në dy fraksione, ajo për kri min zgjedhor e kryer në formën e grupit kri mi nal si dhe për tra fikun e heroinës, të cilat janë hetuar prej më shumë se dy vite e gjysëm nga Prokurorët e ish-Prokurorisë së Kri meve të Rënda. Hetimet e prokurorisë nxjerrin prezencën e një karteli kri mi nal, pasi janë 7 grupe kri mi nale që veprojnë në unison me njëri-tjetrin, për qëllime të njëjta, tra fikun e dro gës dhe përfitimin. Gjatë hetimeve të kësaj dosje kanë rezultuar të dhëna se disa shtetas ndër ta dhe Astrit Balliu ose Avdyli, merreshin me tra fikimin e sasive të mëdha lëndësh nar kotike nga Shqipëria në drejtim të shtetit Italian, dhe vendeve të tjera Europiane.

Gjithashtu fillimisht u identifikuan disa shtetas si bashkëpuntorë të Astrit Avdylit, të cilit ishin Altin Avdyli, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha si dhe personat e tjerë kumunikuesit dhe lidhje e tyre identifikuar si shtetas Esat Mehmeti, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Saimir Gjepali (Shaqo),Daut Çemani (Dadi), Shkëlqim Sufja, Danjan Ndoka, Fatos Llaftiu, Safet Bajri, Astmer Bilali si dhe personave të tjerë tjerë që hyjnë rrishtazi në këtë veprimtari kri mi nale. Persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kri mi nale është dhe Jasin allias Avdyli, Shkëlqim Avdyli, si dhe një sërë bashkëpuntorësh të tyre si Denis Llatfiu, Ardit Gjyriqi, Klajdi Llatfiu, Hajri Seferi dhe persona të tjerë si bashkëpuntorë. Në këtë çështje kanë rënë në pranga dhe dy ish-sportistë si Astmer Bilali dhe Elis Guri. Por një ndër emrat që bie në sy, mes të pandehurve në këtë dosje penale që flet për tra fikimin e gati 200 kg lëndë narkotike heroinë dhe një sasie të konsiderueshme hashashi, është dhe Hekuran Hoxha.

Hekuran Hoxha, është i njëjti person i cili është arrestuar edhe me grupin e Ylli Ndroqit, në atë kohë Xhemail Pasmaçiu, në Turqi, në vitin 1998, por deri më sot ky fakt nuk është përmendur.“Në datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dy mujore, në kuadër të operacionit të policisë ″ESAS″, për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu. Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë administruar gjurmët daktiloskopike të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe nëpërmjet Zyrës Qëndrore Interpol Tirana janë dërguar për krahasim zyrave homologe në Ankara, Turqi dhe Romë, Itali.”-thuhej në njoftimin e SPAK, të datës 3 gusht 2020. Pra, dosja turke flet për grup kri mi nal dro ge, ku është përfshirë Xhemail Pasmaçiu dhe Hekuran Hoxha i dosjes 339. Historia e dro ges ka kaluar nga Turqia në Has e Durrres në blerje votash dhe Hekuran Hoxha është një nga bashkëpunëtorët e Ylli Ndroqit në trafikun e vitit 1998./CNA.al/