Joe Biden ka shanse të mëdha për t’u zgjedhur president i SHBA në zgjedhjet e nëntorit.Por, sondazhet e fundit tregojnë se diferenca e tij me Donald Trump, është ngushtuar ndjeshëm.Dhe si të mos mjaftonte kjo, një ditë më par ëish-bashkëshorti i gruas së tij, Jill, ka dhënë një intervistë që e vë atë në pozitë të sikletshme.Joe dhe Jill u martuan në vitin 1977, pasi disa vite më parë ai humbi në një aksident tragjik të shoqen dhe fëmijën e tyre.Kur kanë treguar historinë e tyre, Joe dhe Jill kanë treguar se janë njohur bashkë në vitin 1975, pa dhënë shumë detaje.Por Bill Stevenson, ish-bashkëshorti i Jill, tregon një gjë krejt tjetër.Ai shprehet se Joe dhe Jill në fakt janë njohur që në vitin 1972, kur ndodhi aksidenti fatkeq i bashkëshortes së Joe.Bill, tani 72-vjeçar, thotë se ata i kanë qendruar pranë Joe pas aksidentit, dhe ai madje e ka mbështetur financiarisht atë me 10 mijë dollarë, për t’u zgjedhur senator.Sipas tij, ata ishin miq familjarë, por shumë shpejt nisi të kishte dyshime për marrëdhëniet e së shoqes me Joe.“Dyshimi i parë më lindi kur do bëjë një udhëtime pune, për një koncert të Bruce Springsteen.Pavarësisht këmbënguljes, Jill nuk pranoi të vinte me mua, duke më thënë se do të kujdesej për dy fëmijët e tjerë të Joe.Muk duk e çuditshme kjo lidhje e shpejtë e tyre”, tregon Bill, që merrej me industrinë muzikore atëhere.“Dyshimet e mia u vërtetuan pak kohë më parë, kur një djalë erdhi në zyrën time dhe mua ankua për një makinë Corvette, që i kishte gërvishtur makinën e tij.

Unë i thashë se makina është e gruas sime, por ai më tha se ajo në momentin e gërvishtjes, drejtohej pikërisht nga Joe Biden.Atëhere ai ishte 31 vjeç, unë 26, ndërsa Jill 23.Pas kësaj vendosa të divorcohesha me Jill.Unë e konsideroja mik Joe, por ai më mori gruan”, tregon Bill, që thotë se së shpejti do të botojë edhe një libër për këtë aferë.Megjithatë, ai shprehet se nuk e di nëse do ta botojë librin para, apo pas zgjedhjeve presidenciale.Kjo histori është një goditje e fortë për Biden, që ka treguar krejt të kundërtën për njohjen me bashkëshorten e tij të dytë.