Autoritetet e Zelandës së Re gjurmuan shfaqjen e parë të koronavirusit në vend pas tre muajve te një burrë rreth të 50-tave, në Auckland. Ajo që ata nuk kanë arritur të kuptojnë është se si ai u infektua dhe si u kthye virusi në vend pas një mungese të gjatë.
Përhapja e virusit në Zelandën e Re është e vogël sipas standardeve globale, me 69 infeksione të raportuara që nga e marta, por ajo ka marrë një rëndësi të madhe në vend. Kthimi i virusit në Zelandën e Re është një demonstrim tjetër i aftësisë së virusit për t’u përhapur në mënyrë të menjëhershme pa një burim të qartë. Deri në javën e kaluar, vendi kishte kaluar 102 ditë pa ndonjë rast,jeta ishte kthyer në normalitet; shkollat dhe bizneset po rihapeshin ndërsa po mbusheshin edhe stadiumet sportive.
Tani ekspertët e shëndetit publik atje kanë lëvizur shpejt në përpjekje për të parandaluar nj shpërthim tjetër virusi, duke izoluar Aucklandin qytetin më të madh të vendit dhe duke vendosur 140 epidemiologë që po punojnë jashtë qendrës kombëtare të gjurmimit të kontaktit. Shkencëtarët kanë bërë testime gjenomike, të cilat treguan se rastet e fundit vijnë nga një lloj i virusit që nuk është parë më parë në Zelandën e Re.
Kur virusi zakonisht ka një ndryshim shumë të vogël në përbërjen e tij gjenetike. Shkencëtarët mund të përdorin ato të dhëna për të zbuluar zinxhirin e infeksionit.
Përhapja ka nxitur të gjitha llojet e teorive dhe spekulimeve në lidhje me origjinën e saj dhe sa kohë mund të ketë qarkulluar para se të rishfaqet.. Por autoritetet mendojnë se transmetimi person-në-person nga dikush që është kthyer nga jashtë është shumë i mundshëm. Autoritetet u njoftuan vetëm për shpërthimin kur gruaja e burrit 50 vjecar , vizitoi mjekun pasi kishte simptoma. Ajo doli pozitive në 11 gusht dhe së bashku me të edhe vajza e mbesa e saj.
Ata të gjithë jetonin në një familje në Auckland dhe askush nuk kishte ndonjë histori të fundit të udhëtimeve jashtë shtetit.
Më pas gruaja e kishte përhapur virusin në një kompani financiare ku punonte e më tej tek të gjithë familjarët e punojësve. Ditën e martë, autoritetet thanë se kishin identifikuar 1,880 kontakte në këtë grup Auckland dhe 1,691 ishin të izoluar dhe shumica e tyre ishin testuar.
Ekspertët e shëndetit thonë se shpërthimi ka të ngjarë të ndodhë si rezultat i një dështimi të kontrollit kufitar Në Melburn, Australi, punëtorët në qendrat zyrtare të karantinës morën virusin nga kthimi i udhëtarëve dhe e përhapën shpejt atë në disa periferi. Gati 40,000 njerëz kanë kaluar përmes karantinës së detyrueshme në Zelandën e Re që nga fundi i Marsit. Ekspertët e shëndetit publik pranuan këtë javë se vetëm rreth 40% e punonjësve të kufirit dhe punëtorëve në hotelet e karantinës u testuan për virusin.
“Me një virus që është i padukshëm dhe njerëzit nuk ndjehen sikur e kanë atë në disa raste, për fat të keq aksidentet ndodhin,” tha Michael Baker, një epidemiolog në Universitetin e Otago.
Të martën, autoritetet thanë se një punëtor mirëmbajtjeje në një hotel në Auckland, i cili ishte përdorur për të kontrolluar njerëzit që ktheheshin nga jashtë, kishte dalë pozitiv.
“Nuk ka garanci 100%, edhe nëse keni masa shumë më të mira mbrojtëse,” u tha Ministri i Shëndetësisë Chris Hipkins.
Një punonjës mjedisi në Alf Filipaina, në periferi të Auckland tha se zona është e përbërë nga shumë etni, duke pasur emigrantë nga shumë vende të ndryshme. Në shumë raste, tre gjenerata të familjeve jetojnë së bashku, duke rritur rrezikun e transmetimit, veçanërisht te të moshuarit. Ekspertët thonë se është e mundur që virusi të kishte qarkulluar nëpër komunitet për disa javë ose më shumë përpara se të zbulohej rasti i parë sepse shumë nga njerëzit po përjetonin simptoma të buta. Një virolog i përfshirë në testimin gjenomik të mostrave për çfarëdo gjurme gjenetike në rastet e kaluara thotë se deri vonë, disa laboratorë nuk kishin dërguar mostrat e tyre për analiza, e disa nuk ishin mjaft të fortë për të prodhuar një gjenom, kështu që ata nuk mund të përjashtojnë një lidhje me njerëzit që janë kthyer nga jashtë.
“Shpresojmë që shpërthimi i tanishëm tregon fuqinë e përdorimit të testimit për mbikëqyrje të vazhdueshme,” tha Jemma Geoghegan, e cila analizon gjenomet e mostrave të virusit të sekuencuara nga instituti shkencor kombëtar.
(The Wall Street Journal, gazeta “Si”)