Ylli Ndroqi i shfaqur si biznesmen dhe pronar mediash në Shqipëri është një përson i përfshirë në tra fikun ndërkombëtar të hero inës. Kjo sipas dosjes të plotë të policisë dhe prokurorisë turke të Stambollit, siguruar dhe përkthyer e plotë nga CNA.al. Sipas të dhënave zyrtare të policisë Ylli Ndroqi është arrestuar në Turqi nën emrin e tij të vjetër Xhemail Pasmaçiu, identiteti i tij i fëmijërisë. Sipas kesaj dosjeje ai ishte pritësi i një sasie hero ine prej 30.5 kg. Ndroqi është arrestuar më një grup të madh personash pas një operacioni të gjerë të policisë turke e cila ka kryer disa dhjetra veprime deri në ndalimin e tyë gjithë grupit.
Kjo dosje kri minale është një nga faktet që përmend edhe SPAK në detimin e tij por që nuk e ka publikuar asnjëherë të plotë ngjarjen. Kjo është një nga ato dosje që tregojnë të shkuarën kri minale të Ylli Ndroqit i cili gjithmonë ka dashur ta fshehë këtë fakt. Për shumë vite ai nuk ka pranuar kursesi identitetin e tij të ndryshuar, por edhe përfshirjen në tra fikun ndërkombëtar të dr ogës. Për të mbuluar dhe zhdukur këtë fakt ai ka përdorur çdo mjet të mundshëm, gjyqet dhe shantazhet ndaj gazetarëve që kanë thënë të vërtetën për një tra fikant dr oge në media. Ndryshimi i emrit nuk pranohej kurre, për tra fikun e dr ogës as që bëhej fjalë. Ai u ngreit në elitë, Ylli Ndroqi ishte i preferuar i politikanëve nga të gjithë krahët, televizioni që kishte në pronësi i jepte pushtet dhe para.
Kush fliste për dosjen e dr ogës së Ylli Ndroqit sulmohej dhe akuzohej nga instrumentat e tij mediatikë që në fakt duket sikur të jenë pjesë e një grupi të strukturuar kri minal që merret me shantazh dhe kërcënime ndaj kujtdo që publikon faktet dhe të vërtetat e një tra fikanti dr oge që ka zgjedhur të strehojë të shkuarën e tij kri minale në media.
CNA.al po sjell të plotë dosjen turke të dr ogës dhe më tej do sjellë edhe atë të Italisë, ku Ylli Ndroqi është përfshirë në një tjetër rast ku përpara drejtësisë është mbrojur nga Ëngjëll Agaçi krahu i djathtë i Edi Ramës. Në datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stanbollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dy mujore, në kuadër të operacionit të policisë “ ESAS”, për tra fik ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike hero inë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaciu, i biri i Bahri dhe i Sherife i datëlindjes 1965, lindur në Tiranë Shqipëri, me numër pasaporte.
Gjykata për sigurinë e Shtetit nr.4, Stanboll, me vendim nr.1998/294, ka marrë në shqyrtim dokumentacionin e dërguar nga kryerprokurori i shtetit me nr.1998/278 date 06.09.1998, për të pandehurit, Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Xhemail Pasmaciu (Ylli Ndroqi), Abdulselam Yunus. Sipas procesverbalit të autoriteteve policore turke të datës 07.09.1998, tregohet me detaje aktiviteti kri minal, dhe hapat që ka ndjekur policia.
Raporti i policisë: “Pas informacionit të datës 29.07.1998 dhënë më parë në sektorin tonë nga informatori X Abdulseman Turgut nga Hakkari, me një shtetas me kombësi shqiptare me emrin Ismail dhe në zonën e Bakorkoy në kompaninë LUNA me një person me emrin Kazim merren me tra fik lëndësh nar kotike me jashtë.
Nga kërkimet e zhilluara nga ana jonë rezultoi se shtetasi me kombësi shqiptare me emrin Ismail banonte në zonën e Bakorkoy në qytezën e Zuhurat Baba në lagj. Akkatlar rr.42/1 dhe ishte shtetasi Ismail Cira. Në dt.31.08.1998 në zonën e banimit ky shtetas është marreë në ndjekje dhe vëzhgim.Në orën 13.00 me një automjet që nuk i është marrë targa e tipit Dogan SLX i kuq që i përkiste dikujt tjetër çoi në aeroport bashkëshorten dhe fëmijën dhe kthye sërish në shtëpi. Pas gati 30 min me një taksi u kthye sërish në aeroport. Këtu priti deri rreth orës 19.00. Në orën 19.00 shtetasit tashmë të arrestuar, Hekuran Hoxha dhe Xhemail Pasmaciu (Ylli NDROQI) duke u përballur erdhën në adresën Zuhurat babadaki. Pas një kohe pritje aty nga ana jone u ndërpre ndjekja dhe vëzhgimi. Në 01.09.1998 në zonën e banimit u mor sërish nën ndjekje dhe vëzhgim shtetasi Ismail Cira.Në orën 10:00 Ismail Cira me dy shtetasit që u takua një ditë më parë, u larguan nga banesa me një automjet.
Ndërkohë që grupi i ndjekjes u vonua për shkak se ngeli në semafor, nuk u arrit të zbulohej ndonjë veprim i paligjshem i Ismail Cires. Në datë 02.09.1998, në orën 08:30 filloi ndjekja dhe vëzhgimi sërish mbi Ismail Ciren në zonën e banimit. Në orën 10:15 Ismail Cira dhe pranë tij dhe dy shtetas të tjerë dolën nga shtëpia në këmbë.
Në Bakorkoy,në qendrën tregtare Karusel, pasi kanë ngrënë mëngjes të tre së bashku janë futur në Allale në rrugën NUR në apartamentin me nr.9. Në orën 13:30 Ismail Cira u kthye në banesë në këmbë. Mbasi ka qëndruar për gati një orë në shtëpi në orën 14:30 ka dalë nga shtëpia, ka hipur në një taksi në rr.Istanbul dhe ka hyrë në rrugën e Allale, ku pasi ka zbritur nga taksia ka hyrë me shpejtësi në ndërtesën me Foto-fakt – Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Tra fikanti pronar mediash nuk di të shkruajënr.9.Pas rreth 5 deri 10 min nga ndërtesa dolën së bashku Hekuran Hoxha dhe Ismail Cira.Pasi dolën nga ndërtesa ne për shkak të tra fikut nuk mundëm t’i ndjekim dhe erdhëm dhe mbajtëm në vëzhgim banesën duke menduar se do të shkonin në shtëpi. Në orën 16:30, pranë shtëpisë që kishim marrë nën vëzhgim u afruan shtetasit Ismail Cira dhe Hekuran Hoxha. Ismail Cira mbante në dorë një qese me ngjyrë gri.
Hynë në banesë, por Ismail Cira qëndroi pak dhe doli sërish nga banesa duke mbajtur në dorë qesen me ngjyrë gri dhe hipi në një taksi që e priste aty dhe nën ndjekjen tonë shkoi në qytezën Bayrampasa Lagj.Orta rr.Adalet dhe hyri në ndërtesën nr.6 duke u parë nga ana jone. Pasi ka qëndruar rreth 15 deri 20.min ka dalë që aty me dy çanta sporti në dorë dhe vazhdoi deri në rrugën kryesore ku hipi në një taksi dhe nën kontrollin tonë shkoi në zonën e Esenser në stacionin e autobusave dhe hipën në autousin e firmës ULUDAG, i cili nisej në 18:30 për në Bursa, ndërkohë që ne duke qenë në detyrë pas vlerësimit që bëmë se në çantat gjendej hero inë, kemi filluar operacionin duke i treguar dokumentat e policisë, nga ku rezultoi se i regjistruari në zonën e Bakorkoy, i biri i Xheladin dhe Mahije, i dtl 1963, lindur ne Shqiperi, shtetasi Ismail Cira, nga kontrolli që ju bë në çantat që transportonte, ju sekuestrua 43 pako të presuara në peshën 30.5 kg hero inë, në formë pluhuri me ngjyrë kafe. Në të njejtën ditë në vazhdim të operacionit në adresën nga ku doli lënda në Bayrampasa lagj Adalet, në rr.nr.9, në orën 20:30 u zhvillua ndërhyrja, nga ku rezultoi se në vendin tonë kishin hyrë në mënyrë të paligjshme shtetas me kombësi shqiptare si i biri i Sulejman dhe Adiles i dtl.1963, Fatmir Sofia ,ndërkohë që në banesë u gjenden dhe Arben Sofia Faik Aznadari, Leonard Lloshi dhe Servet Cela, të cilët pas marrjes në pyetje përveç Fatmir Sofias, 4 të tjerët ngaqë nuk kishin lidhje me ngjarjen, ju dorëzuan sektorit për të huajt.
Gjatë ndjekjes fizike që i është bërë shtetasit Ismail Cira u zbulua se ai bashkëpunonte me shtetasin Musa Kazim AY. Nga operacioni i zhvilluar në adresën Bakirkoy rr. Ahalle nr.9/1 ku zhvillon aktivitetin kompania Luna për tregëti me jashtë, u kapën për këtë ngjarje shtetasit Musa Kazim AY, i biri i Hysein dhe Feime, i dtl 1949, në qytezën Savur, si dhe shtetasi me kombësi shqiptare me nr.pasaporte 0796521, Hekuran Hoxha, i biri i Nazmi dhe Fitneta. Ndërkohë gjatë kontrollit u shoqeruan si të dyshuar dhe 7 shtetas të tjerë, të cilët pas marrjes në pyetje rezltoi se nuk kishin lidhje me ngjarjen ndaj u lane të lirë në dt 03 09 1998.
Pas zbulimit të lidhjes me ngjarjen, shtetasit Musa Kazim AY dhe Hekuran Hoxha u arrestuan. Pas marrjes ne pyetje rezultoi se në Bursa në adresën qyteza inonu rruga 58/3, punonjesit tanë duke bashkëpunuar me kolegët e drejtorisë së Bursas, u bë arrestimi i personave që prisnin lëndën, të cilët ishin Xhemal Pasmaciu Ylli NDROQI, i biri i Bahri dhe i Sherife, i dtl.1965 lindur në Tiranë, Shqipëri, me nr. pasaporte dhe shtetasi Cevad Shahin Balcilar, i biri Mehmet Kemal dhe Nezihe, i dtl.1953, lindur ne Bozuyuk.
Pas arrestimit keta shtetas u sollën në drejtorinë tonë. Sërish në lidhje me këtë ngjarje,në dt.04.09.1998, në qytezën Avcilar Denizkeskeler lagj,Cimenli a. nr 7 fraksion 9, nga operacioni i zhvilluar, janë arrestuar shtetasit Abduselam Turgut, i biri i Kamil dhe Gurcu i dtl 1967, lindur në Hakari,Yukselova, si dhe Yunus Er, i biri i Abdulazis dhe Cavres, i dtl 1978 në Yukselova. Nga kontrolli i zhvilluar në banesat dhe vendet e punës të të dyshuave nuk u kontastata diçka e kundraligjshme. Shtetasit Abduselm Turgut ju sekestrua një atomjet Mercedes Benz i vitit 1994 dhe një telefon i markës Sony.Musa Kazimit ju sekestrua nje telefon BOSCH me nr serie 9527204568, Hekuran Hoxhes një telefon i markës Ericson me nr serie CE 0180 dhe Xhemal Pasmaciut një telefon i markës Ericson me nr.serie CE 0680”./CNA.al