Vijon të jetë serioze situata e pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Autoritetet njoftuan se në 24 orët e fundit, janë infektuar 48,693 persona me koronavirus.Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, në 24 orët e fundit në SHBA kanë ndërruar jetë edhe 1108 persona të prekur me Covid-19, për një total prej 175.363 viktimash.
SHBA janë në krye të listës si më të prekurat nga kjo pandemi, me 5,622,540 persona të infektuar deri tani.Pandemia ka goditur ekonominë e vendit, duke rritur ndjeshëm numrin e papunësisë dhe duke thelluar edhe më problemet ekonomike dhe sociale.