Zyrat e Barçës po gumëzhinë nga zhurma. Çdo minutë diçka po ndodh. E fundit është se ata kanë marrë një burofax nga Quique Setien, ish trajneri i Barçës, i cili ka kërkuar dokumentet e shkarkimit të tij nga Barcelona që ti dërgohen zyrtarisht atij Sipas Cadena SER, e ka marrë burofaxin dhe duhet që t’i procedojë sa më shpejt “dokumentet me kohë” që mos të këtë komplikime. Në parim ky është një formalitet, pasi që Setien ka arritur tashmë një marrëveshje për shkëputje të kontratës të hënën më 17 gusht, tri ditë pas poshtrimit të Barcelonës nga Bayern me rezultat 8-2. Ajo që dëshiron Setien është të këtë dokumentet zyrtare në mënyrë që të lirohet dhe të fillojë drejtimin e dnjë skuadre tjetër.
Quique kishte dy vite kontratë me Barçën por pasi që humbi tre tituj në të gjitha garat, Kupën e Mbretit kundër Athleticos, LaLigan kundër Real Madridit dhe Ligën e Kampionëve kundër Bayernit dhe të gjitha në të njëjtën kohë, ai u shkarkua në Lisbon kështu që më nuk e drejton skuadrën nga Camp Nou. Setien, 61 vjeçar, ka trajnuar Racing, Poli Ejido, Kombëtaren e Guineas, Logrones, Lugon, Las Palmas, Betis dhe krejt në fund Barçka të cilën mezi e menaxhoi për shtatë muaj dhe atë për shkak të koronavirusit pasi që jetëgjatësia e tij nuk do të ishte kaq e gjatë. Por, mediat në Spanjë kanë thënë se është problem për shkak se momentalisht në Barcelonë të gjithë po merren me “problemin Messi”.