Skulptori Arben Bajo është në gjendje të rëndë për jetën. Ai është i intubuar në spitalin Infektiv. Kolegët artistë si Ardian Isufi, Ilir Butka, Vladimir Myrtezai, Mimoza Selimi, Ilirian Shima dhe studentët e tij bëjnë apel përmes postimeve të rrjete sociale, se ka nevojë urgjente për gjak të grupit A negativ, nga dikush që ka kaluar virusin korona. Bajo prej ditësh është duke “luftuar” me virusin e rrezikshëm, por ditët e fundit gjendja e tij është shumë kritike.53-vjeccari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.